Photo of Cthulu

Enri Hide

Prof. Asoc. Enri Hide është lektor i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Departamentit të Shkencave Sociale të Aplikuara të Universitetit Europian të Tiranës që prej vitit 2007. Pas diplomimit në Marrëdhënie dhe Organizata Ndërkombëtare, ai ka përfunduar një “Master of Arts” në Politikat e BE-së me Vendet në Zhvillim dhe “Master of Science” në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Strategjike pranë universitetit “Panteion”, në Athinë. Z. Hide ka marrë titullin “Doktor i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Historisë të Universitetit të Tiranës dhe që prej vitit 2017 ai ka marrë titullin Profesor i Asociuar. Ai ka publikuar një sërë artikujsh në revista shkencore, brenda dhe jashtë vendit, në fushat e politikës së jashtme, gjeopolitikës, sigurisë, etj. Ai ka marrë pjesë në shumë studime të tjera të instituteve shqiptare dhe ndërkombëtare në fusha që lidhen me sigurinë dhe gjeopolitikën e Shqipërisë dhe rajonit. Interesat e tij kërkimorë lidhen me fenomenet e radikalizmit fetar, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit, gjeopolitikën shqiptare dhe atë rajonale, politikën e jashtme të Shqipërisë, të Shteteve të Bashkuara, etj. Ai është gjithashtu kërkues i asociuar pranë disa organizatave ndërkombëtare dhe qendrave kërkimore.