Photo of Cthulu

Blerina Raça

Mjeshtër Trajnimi

Blerina Raça ka një përvojë mbi 20 vjeçare në çështjet e integrimit evropian të Shqipërisë. Ajo ka qenë e angazhuar në shumë projekte që kanë mbështetur institucionet shqiptare në këtë rrugëtim, duke u bërë pjesë dhe duke shoqëruar të gjitha hapat që ka bërë Shqipëria në këtë proces (duke nisur nga negocimi i MSA-së deri në përgatitjet për bisedimet për anëtarësim).

Blerina Raça ka punuar në një sërë fushash/sektorësh të procesit të integrimit evropian dhe të përafrimit të legjislacionit shqiptar me acquis-në e BE-së. Ajo ka përvojë të gjatë në drejtim të menaxhimit dhe koordinimit horizontal të procesit, të përfshirjes së aktorëve në proces, të përkthimit të acquis dhe transpozimit të legjislacionit në lidhje me shoqëritë tregtare, mbrojtjen e konsumatorit, konkurrencës, etj. Ka gjithashtu përvojë në bashkëpunimin ndërkufitar dhe ka kontribuar në rritjen dhe përmirësimin e dialogut rajonal në fushën e integrimit evropian.

Blerina Raça ka një bashkëpunim të gjatë me Shkollën e Administratës Publike dhe është angazhuar vazhdimisht në forcimin e kapaciteteve të administratës publike në këtë fushë.

Ajo mban titullin Master në Administrim Biznesi të dhënë nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Nebraska Lincoln. Ka udhëhequr dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e një sërë metodologjive dhe botimeve të vlefshme për procesin e integrimit evropian.