Aida Gugu Bushati është diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës, nga ku ka marrë edhe titullin Doktor në të Drejtën e Evropiane. Ajo mban titullin MA në Menaxhim Publik Ndërkombëtar nga Universiteti i Leçes, Itali, si edhe titullin LL.M në të Drejtën Tregtare Evropiane dhe Ndërkombëtare nga Universiteti i Amsterdamit.

Znj. Bushati është angazhuar pranë ASPA si hartuese kurrikule dhe si trajnere në trajnimet për nëpunësit civil të administratës publike në temat që lidhen me integrimin Evropian të Shqipërisë.

Znj. Bushati ka një eksperiencë të pasur si eksperte ligjore dhe trajnere në shumë projekte të organizmave ndërkombëtare si KiE, BE, GiZ dhe organizata të tjera vendase dhe të huaja, në fushat që lidhen me sundimin e së drejtës dhe integrimin evropian. Znj. Bushati është lektore e së drejtës evropiane dhe së drejtës ndërkombëtare private, si edhe trajnere në Shkollën e Magjistraturës

Veprimtaria e saj profesionale dhe akademike përmbledh një numër kontributesh dhe botimesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ajo është autore dhe bashkë-autore e disa punimeve në fushën e integrimit evropian.