Zj. Rovena Beqiraj, pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Bolognes, Fakulteti Juridik, ka përfunduar Masterin Shkencor në Drejtë Publike Kushtetuese pranë Universitetit Evropian të Tiranës duke mbrojtur temën me titull: “Decentralizimi i pushtetit vendor”.
Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në Administratën Publike, e cila përfshin qeverisjen lokale/vendore dhe atë qëndrore, legjislacionin dhe aktet administrative, ligjore dhe nenligjore.
Zj. Beqiraj drejton që prej 4 vitesh Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat dhe ka dhënë një kontribut të madh në orientimin e politikave dhe praktikave në fushën e Partneritetit Publik Privat duke qënë mbeshtetëse në lehtesimin e procedurave per Koncesionet/Partneritetin Publik Privat. Ajo ka kryer një serë trajnimesh mbi Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat si dhe ka marrë pjesë në disa konferenca kombetare dhe ndërkombetare në këtë fushë.