Photo of Cthulu

Valbona Muçaj

Menaxhere trajnimi
Email:

Valbona Muçaj është menaxhere trajnimi në Drejtorinë e Trajnimit të Vazhduar në ASPA prej 5 vjetësh. Të njëjtin rol ka pasur më parë edhe në Institutin e Trajnimeve të Administratës Publike, ku ka shërbyer me devotshmëri për 11 vjet. Më herët, Znj. Muçaj ka punuar si asistente e zv/Kryeministrit dhe më pas asistente e Kryeministrit.
Valbona është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pas studimeve për gjuhën italiane, e më pas ka kryer studimet Master Shkencor në degën Administratë Publike në Universitetin Europian të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës- Linkoln, USA.
Zj. Mucaj ka kryer gjithashtu ciklin një-vjeçar të studimit të Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike, themeluar nga Këshilli i Evropës dhe mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë.