Shkolla Shqiptare e Administrates Publike, ASPA në datën 21 Tetor 2014 zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me temë “Trajnimi si instrument për rritjen e kapaciteteve të administratës publike”. Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e Global Opportunities Albania dhe të Fondacionit Hans Seidel.

Në këtë aktivitet morën pjesë: Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike Znj. Albana Koçiu, Drejtori i ASPA Z. Fatmir Demneri, Drejtori Ekzekutiv Fondacioni Hanns Seidel Znj. Nertila Mosko.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin nëpunës civilë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, akademikë nga univerisiteti, trajnerë e ekpertë si dhe menaxherë të projekteve të  ndryshme të financuara nga donatorët.

Të ftuarit të organizuar në dy grupe pune hodhën ide e diskutuan gjerësisht në lidhje me kurrikulat si dhe metodologjinë e trajnimit (duke u përqëndruar në e-learning) në përgatitje të ngritjes së platformës së trajnimeve për nivelin e lartë drejtues.


p4.jpg