Në datën 16 Shkurt 2016 në mjediset e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike-ASPA- u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut për Administratën Publike”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Edukimi i vazhdueshëm mbi të drejtat e njeriut për zyrtarët e Administratës Publike”, mbështetur nga qeveria Holandeze dhe e vënë në zbatim nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Në aktivitet morën pjesë: Ministri për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito,  Këshilltari i Kryeministrit për të Drejtën Publike Znj. Eralda Cani, Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Z. Robert Wilton, Zëvendëskryetar i Misionit Ambasada e Mbretërisë së Holandës Z. Jurgen van Meirvenne si dhe vendimmarrës, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i aktivitetit ishte prezantimi me draft-manualin e përgatitur nga ekspertët mbi të drejtat e njeriut në Administratën publike me synim zhvillimin e programeve të trajnimit për zyrtarët e Administratës Pëublike. Njëkohësisht u prezantua thirrja për aplikim në trajnimin e trajnerëve të cilët do të certifikohen për çështje lidhur me të drejtat e njeriut.



12705475_938528549594831_877286381239106596_n.jpg