Një ndër objektivat e ASPAs në kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike është zhvillimi trajnimeve on-line dhe integrimi i tyre ne planet e trajnimit të saj.
ASPA, me mbështetjen e projektit të Qeverisë Gjermane zbatuar nga GIZ: “Mbështetje për harmonizimin e legjislacionit economik e tregtar me acquis-në e BE-së” ka tashmë platformën e saj të trajnimeve online. 
Më dt. 29 tetor 2015 në mjediset e ASPAs u zhvillua trajnimi i grupit të parë të zhvilluesve të trajnimeve on-line. Fokusi i këtij trajnimi ishte njohja me konceptin “e-learning”, përfitimet dhe sfidat në përgatitjen e trajnimeve on-line. Ata u prezantuan gjithashtu me platformën e re të ASPAs dhe u pajisën me metodat/udhëzimet e nevojshme teknike për përgatitjen e këtyre trajnimeve dhe së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm, u njohën me disa metoda të ndryshme të testimit.Gjatë trajnimit u diskutuan dhe u dhanë dhe sugjerime me vlerë në lidhje me mënyrën e manaxhimit dhe integrimit të trajnimeve on-line në planin e përgjithshëm të trajnimeve të ASPAs.Deri më tani, me mbështetjen e projektit janë në proces 5 module trajnimi on-line të cilat parashikohen të përfundojnë deri në fund të vitit 2015. ASPA synon të nisë futjen dhe përdorimin e tyre në një shkallë më të gjerë në fillim të vitit 2016.


 aspa.JPG 

courseaspa.png

SAM_0409.JPG