Photo of Cthulu

Enkelejda Konomi

Përgjegjëse sektori
Email:

Enkelejda Konomi është Menaxhere e Financave te ASPA. Ajo sjell 15 vjet eksperiencë në shërbimet e financave, kontabilitetit dhe mbështetjes së institucionit.
Në rolin e saj aktual si mbikëqyrëse e Sektorit të Shërbimeve Financiare dhe Mbështetëse në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), Enkelejda është përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, për punën institucionale dhe buxhetin. Para se të bashkohej me ASPA-n, znj. Konomi ka pasur role të ngjashme në Inspektoratin Kombëtar të Pyjeve dhe Mjedisit, në Prefekturën e Vlorës, në Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore, etj.
Enkeljeda mban dy diploma Bachelor në Financë dhe Drejtësi dhe dy Diploma Master në po të njëjtat fusha, Financë dhe Drejtësi nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Vlorës. Është auditore e brendshme e certifikuar për sektorin publik dhe ka kryer trajnime të shumta në kryqëzimin e financave dhe ligjit.