Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA) është një institucion publik qëndror me seli në Tiranë. Aktiviteti i ASPA-s synon formimin profesional të nëpunësve civilë, si dhe çdo individi tjetër vendas ose të huaj, që nuk është pjesë e shërbimit civil dhe që plotëson kriteret e kërkuara.

Vizioni :

Ndërtimi dhe konsolidimi i një administrate publike, efektive, inovative, të përgjegjshme,  sipas standardeve europiane,  në shërbim të qytetarëve.

Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ka për qëllim te jetë:

·         Qendër kombëtare e praktikave më të mira në fushën e formimit dhe menaxhimit të Administratës Publike.

·         Promovues i vlerave  më të mira të shërbimit civil.

·         Një zë informues dhe një forum për diskutime dhe debate rreth çështjeve të Administratës Publike



Misioni:

Misioni i ASPA-s është të ofrojë trajnime dhe mundësi zhvillimi për nëpunësit civilë të administratës publike të cilat fokusohen në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të qëndrueshme; rritjen e përgjegjshmërisë së punonjësve të administratës; krijimin e një trupe funksionarësh publikë profesionistë, të paanshëm dhe eficentë në kryerjen e funksioneve të tyre.



Formimi/trajnimi profesional i nëpunësve të administratës publike përfshin:

a)      Trajnimin e detyrueshëm në periudhën e provës për nëpunësin civil;

b)      Trajnimin e thelluar për Trupën e Nëpunësve Drejtues;

c)      Trajnimin për zhvillimin e karrierës të nëpunësve të administratës publike;

d)     Trajnimin për përshtatje profesionale, në rastet e ndryshimit të kërkesave të vendit të punës;

e)      Trajnimin me karakter të posaçëm për kryerjen e detyrave të veçanta për nëpunësit e administratës publike;

f)       Zhvillimin e njohurive profesionale për nëpunësit e administratës publike;

g)      Trajnimin dhe formimin profesional të vazhdueshëm për nëpunësit e administratës publike shqiptare në nivel të qeverisjes qëndrore  dhe vendore;

h)      Parapërgatitjen dhe trajnimin e  aplikantëve për konkurimet në pozicione vakante;

i)        Studime dhe publikime të ndryshme në fushën e zhvillimit të administratës publike;