Photo of Cthulu

Arta Balla

Menaxhere trajnimi
Email:

Arta Balla është menaxhere trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Ajo jep kontributin e saj në ndërtimin dhe zhvillimin e programeve të trajnimit dhe metodologjive për trajnim.
Më herët Arta ka qenë pjesë e shërbimit psiko-social për grupe të ndryshme si: gra dhe vajza në rrezik trafikimi dhe fëmijë të moshës 3-15 vjeç.
Znj. Balla ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale në degën Punë Sociale në vitin 1997-2001.
Më pas kreu studimet Master Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës në degën Psikologji Këshillimi, ku u diplomua në vitin 2015.
Ka marrë trajnime dhe kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit në fushën e këshillimit, të trajnimit dhe të burimeve njerëzore.