Nga datat 19 deri në 23 maj 2014, në ambjentet e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), u zhvillua Expert Mission mbi Programet e Trajnimit për Trupën e Nivelit të Lartë, organizuar  në kuadrin e programit TAIEX, në bashkëpunim me ASPA. Ky aktivitet synonte të  ofronte ekspertizë për menaxherët e trajnimit të ASPA në fushën e hartimit të kurrikulave për programet e trajnimit. Qëllimi kryesor ishte rritja e kapaciteteve të stafit të ASPA me qëllim përmirësimin e shërbimeve për t’iu përgjigjur nevojave të administratës tonë publike. Dy ekspertët e TAIEX, Frank Dahmen dhe Jan Martin Hoffman punuan për pesë ditë me stafin e ASPA, duke ndërthurur shpjegimet teorike me detyrat praktike. Vëmendje  dhe interes të veçantë ngjalli pjesa kushtuar metodologjisë së trajnimit dhe e-learning. Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit hartuan një draft kurrikul nisur nga propozimet që u dhanë gjatë punimeve dhe në asistencën e ekspertëve.

Nga datat 29-30 maj 2014 në ambjentet e ASPA u zhvillua Workshop për Metodologjitë e Trajnimit dhe e-learning, aktivitet i mbajtur në kuadrin e programit TAIEX në bashkëpunim me ASPA. Qëllimi kryesor ishte të asistohej Shkolla Shqiptare e Administratës Publike për të përmirësuar aftësitë e menaxherëve të trajnimit për sa i përket metodologjisë së trajnimit, vlerësimit të impaktit të trajnimit dhe burimeve të e-learning. Ekspertët pjesëmarrës ishin Znj. Sandra Windhold nga Zyra Federale e Administratës, Gjermani, Z. Emmanuel Vergne nga Shkolla Kombëtare e Administratës (ENA), France dhe Z. Jean-Marc Everard nga Shërbimi Publik Federal, Belgjikë, të cilët shkëmbyen mendime me pjesëmarrësit dhe prezantuan punimet e tyre në lidhje me temën e Workshopit.


aspa4.jpg aspa1.jpg
aspa5.jpg aspa2.jpg
aspa6.jpg aspa3.jpg
aspa7.jpg aspa8.jpg