Adela Kula

Drejtor i Trajnimit
Email:

Adela Kula është Drejtoreshë e Trajnimit pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike. Ajo është diplomuar në Master Shkencor Publik, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me Medalje Ari. Në të njëjtin Fakultet është diplomuar në Bachelor për Drejtësi. Eksperienca e saj është kryesisht në administratën publike dhe shoqërinë civile. Në administratën publike ka punuar në institucione të rëndësishme si Kryeministria, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe së fundmi në institucionin lider në rritjen e kapaciteteve të administratës shtetërore, në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.
Adela është trajnere e certifikuar nga European Youth Foundation i Këshillit të Evropës, është anëtare e rrjetit ndërkombëtar International Young Naturefriends dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në takimet e Europeers në Poloni dhe Estoni. Ajo është përzgjedhur për të marrë pjesë në dhjetëra trajnime në Evropë si në Portugali, Spanjë, Francë, Belgjikë, Holandë, Qipro, Gjermani etj., të mbështetura nga Bashkimi Evropian duke i mundësuar trajnimin ndër të tjera për menaxhimin e organizatave, hartimin e politikave, zhvillimin e trajnimeve dhe edukimin joformal, punën e të rinjve, fuqizimin e grupeve vulnerabël dhe menaxhimin e krizës së refugjatëve në Evropë.
Gjatë rrugëtimit të saj është angazhuar në ofrimin e ekspertizës juridike, në hartimin e akteve nënligjore dhe strategjive kombëtare, dhënien e trajnimeve brenda dhe jashtë vendit dhe publikimin e shkrimeve që trajtojnë debate juridike si roli i Gjykatës Kushtetuese pas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016 apo dilemat ligjore të mandateve të kryetarëve të bashkive për efekt rikandidimi. Hartimi, menaxhimi dhe raportimi me sukses i projekteve ndërkombëtare e kombëtare është një tjetër aftësi e fituar në këtë rrugëtim. Njohuritë dhe aftësitë e fituara në trajnimet e vazhdueshme, eksperienca e përvojave të ndryshme profesionale dhe autoriteti që bartin institucionet publike, janë kombinimi më i mirë për të menaxhuar çdo sfidë.